Dr. David Dixon
David është Terapist dhe Supervizor i Licensuar i Shëndetit Mendor Klinik (LCMHCS). Për më shumë se 20 vjet, ai shërben gjithashtu si Pastor i Kujdesit dhe Këshillimit në Kishën Baptiste Carmel në Matthews të Karolinës së Veriut, SHBA.
David ka një eksperiencë 25 vjeçare si terapist i licencuar i shëndetit mendor.
Nga viti 1997-2000 ai ka qenë drejtori klinik i qendrës Rapha Carolinas në Rock Hill të Karolinës së Jugut, SHBA, e cila në atë kohë ishte qendra më e madhe e krishterë e shërbimeve psikiatrike spitalore në Shtetet e Bashkuara. David ka një doktoratë nga Qendra e Këshillimit dhe e Studimeve Familjare në Universitetin Liberty. David është anëtar i Shoqatës Amerikane të Këshilltarëve të Krishterë dhe është trajnuar në Menaxhimin e Stresit të Incidentit Kritik. Ai është i specializuar në punën me të rriturit dhe adoleshentët për çështje të ndryshme të jetës, si ankthi, depresioni, pikëllimi dhe humbja, konflikti i marrëdhënieve, varësia seksuale, prindërimi, problemet e martesës dhe familjare, si dhe ndërthurja e besimit me shëndetin mendor.
David është edhe asistent-profesor në Universitetin Liberty, ku jep rregullisht mësime për Rawlings School of Divinity dhe programin Doctor of Education. Në universitetin Liberty David shërben si ekspert në fushën e kujdesit pastoral dhe martesës e këshillimit familjar, si dhe në Ekipin Universitar të Disertacionit duke ndihmuar studentët e doktoraturës në procesin e disertacionit.
David është pjesë e një ekipi të këshilltarëve klinikë amerikanë të shëndetit mendor, të cilët themeluan Fondacionin Shtegu i Shpresës në Tiranë. Ai bën mbikëqyrje javore klinike me këshilltarët e talentuar të “Shtegut të Shpresës”. David është i martuar prej 30 vjetësh me gruan e tij Jennifer. Ata kanë dy vajza të rritura.