Nevila Toska
Nevila ka kryer studimet e nivelit Master në Psikologji Klinike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë. Ajo është e licensuar në Brain Working Recursive Therapy (BWRT), nivelet 1 dhe 2, nga Instituti Terence Watts në Londër.
Nevila ka një përvojë disavjeçare në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme tek fëmijët dhe adoleshentët, si Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD), Sindroma Down, Çrregullimi Hiperaktiv i Deficit të Vëmendjes (ADHD), ankthi, depresioni, abuzimi me substancat, si dhe çështje të tjera emocionale, sociale dhe të sjelljes. Ajo ka qenë gjithashtu për një kohë si staf akademik i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë.
Si terapiste, Nevila ofron shërbime terapeutike nëpërmjet përdorimit të modaliteteve të ndryshme të përshtatshme për trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve, si BWRT, ABA Therapy dhe Play Therapy. Disa nga trajnimet shtesë që ajo ka kryer, përfshijnë depresionin pas lindjes tek gratë, abuzimin me fëmijët, terapinë e lojës jo-drejtuese për fëmijë (Non-Directive Child-Centered Play Therapy – CCPT) dhe terapinë me rërë (Sandtray Therapy).
Në punën e saj me fëmijët, ajo përdor kryesisht terapinë e lojës, terapinë ABA dhe terapinë me rërë. Me të rriturit, ajo vë re se Brain Working Recursive Therapy – BWRT është shumë efektive, pasi i mundëson çdo klienti të jetë në gjendje të përshtasë atë që nevojitet për të përmirësuar shëndetin mendor dhe emocional.
Nevila është e përkushtuar në punën e saj me klientët e të gjitha moshave për të ofruar një marrëdhënie të sinqertë dhe të ngrohtë që ndihmon çdo klient të ndihet i kuptuar dhe i pranuar, dhe për të siguruar konfidencialitet të plotë. Motoja e Nevilës është: “Kudo dhe kurdo mund të japim dashuri”.