Ornela Hinaj

Ornela është Psikologe e licensuar nga Urdhri i Psikologut në Shqipëri. Është diplomuar në vitin 2007 si Psikologe Klinike në nivel Masteri, nga Universiteti i Shkencave Sociale, Tiranë. Është e licensuar edhe si supervizore e praktikave klinike për praktikat profesionale. Kualifikimet dhe certifikimet e saj ndër vite prekin sferën e çrregullimeve të ankthit, depresionit, traumës dhe post-traumës, abuzimit seksual, dhunës në familje, zisë së komplikuar dhe varësive nga substancat. 

Ornela ka punuar për më shumë se 14 vjet me adoleshentë dhe të rritur, në seanca individuale, dhe në grup, duke trajtuar çështje psikologjike të ndryshme të një game të gjerë problematikash dhe çrregullimesh.
Ornela këshillon duke përdorur koncepte dhe teknika të veçanta të zgjedhura dhe të përshtatura për klientin sipas nevojave individuale dhe specifikave te problemit. 

Zgjedhjen e teknikave terapeutike e bazon në një gamë të gjerë terapish dhe teknikash bazuar në fushën e kompetencës dhe të ekspertizës. Përqasjet terapeutike janë të fushës Cognitive Behavioral Therapy (CBT), Mindfulness, Terapi Emocionale Motivacionale , fokus në zgjidhjen e problemit, Dialectical Behavior Therapi (DBT) dhe ACT Therapy. Motoja e saj është: “Njerëzit fillojnë të shërohen kur e ndiejnë se po i dëgjon dikush”.

Skuadra jonë

Shtegu i Shpresës është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me një grup psikologësh në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njihu me pjesën tjetër
të skuadrës sonë