Ruth Vergnon
Ruth Vergnon, me origjinë franceze, është themeluese dhe drejtuese e Fondacionit Alo ! Mik. Gjatë 20 viteve të kaluara, Ruthi u është përkushtuar çështjeve të fëmijëve më në nevojë në Shqipëri.
Ruthi ka një Master në Mbrojtjen e Fëmijëve dhe po specializohet në adresimin e traumës në fëmijëri.
Ruthi është njëkohësisht konsulente për çështjen e mbrojtjes së fëmijëve për shumë organizata joqeveritare ndërkombëtare.