Bela Memushi
Bela
ka studiuar per Keshillim te Shendetit Mendor Klinik te nivelit Master ne
Universitetin “Liberty” te Virxhinias, SHBA. Gjate kesaj periudhe ka kryer
trajnime te ndryshme. Zoteron certifikaten “SYMBIS” per keshillim para-martesor
dhe ka perfunduar nivelin e I te trajnimit Gottman duke e perdorur si metode per
keshillimin e terapise ne çifte.
Gjithashtu, ajo eshte certifikuar si “Life Coach” ne 2016 nga CMI,
Budapest, Hungari. Ka 16 vite eksperience duke punuar me studente dhe
profesioniste permes Institutit “Jeta e Re”. Puna e saj eshte perqendruar ne
nxitjen e rritjes profesionale, ne zhvillimin dhe mentorimin personal te
aspektit shpirteror te te rinjeve.
Bela ofron terapi dhe keshillim per individe, çifte, familje dhe grupe duke
trajtuar çeshtje te shendetit mendor.
Terapia e saj me klientet perqendrohet ne trajtimin e shqetesimeve te tilla
si menaxhimi i stresit, çrregullimet e ankthit, te sjelljes, te depresionit,
çrregullimet neuro-kognitive, ato te gjumit, OCD, trauma dhe post-trauma te
ndryshme, si dhe çrregullime te tjera qe lidhen me shendetin mendor. Çeshtjet qe
zakonisht klientet adresojne ne seanca keshillimi perfshijne shqetesime
personale, emocionale, profesionale, probleme ne marredhenie, dhe çeshtje te
aspektit shpirteror. Si terapiste, Bela ka nje perqasje te integruar ndaj keshillimit,
duke zgjedhur mes teorive, instrumenteve dhe teknikave specifike qe pershtaten
me personalitetin dhe nevojat konkrete te klientit. CBT (Cognitive Behavioral
Therapy) eshte metoda kryesore qe perdor gjate terapise duke adresuar mendimet
irracionale qe shkaktojne emocione dhe sjellje negative te klientet.
Roli i Beles eshte te asistoje klientin ne arritjen e qellimeve qe vendos
gjate terapise, dhe te siguroje mbeshtetje te plote dhe nje ambjent pranues, te
ngrohte e motivues per te sjelle ndryshimin e duhur ne çeshtjet e trajtuara. Per
Belen, marredhenia me klientin eshte paresor, duke siguruar konfidencialitet te
plote, besim, empati dhe mirekuptim.
Motoja
e Beles eshte: “Dashuria mban çdo gje”.