Rreth nesh
Shtegu i Shpresës është një qendër multidisiplinare që ofron këshillim, psikoterapi, terapi për fëmijë, logopedi, nga terapistë të kualifikuar e të licensuar. Kjo qendër ofron terapi dhe këshillim individual, për familje dhe grupe në mjediset tona dhe online.
Shtegu i Shpresës është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me një grup psikologësh në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si partnerë të rëndësishëm dhe me eksperiencë disa dhjetëra-vjeçare në këtë fushë, ata janë të përkushtuar për të sjellë trajnimet më të fundit dhe terapitë më efektive për çdo kategori të shëndetit mendor.
Krahas kësaj, psikologët amerikanë mbikëqyrin dhe supervizojnë hap pas hapi punën e terapistëve tanë përmes vizitave të vazhdueshme dhe takimeve virtuale javore.