Pyetje & pergjigje te shpeshta

Sample text. Click to select the text box. Click again or double click to start editing the text.

Ne Tirane ka disa qendra psikoterapie. Çfare e ben te veçante qendren tuaj?  

Shtegu i Shpreses eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte me nje grup psikologesh ne Karolinen e Veriut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Si partnere te rendesishem dhe me eksperience disa dhjetera-vjeçare ne kete fushe, ata jane te perkushtuar per te sjelle trajnimet me te fundit dhe terapite me efektive per çdo kategori  te shendetit mendor. Krahas kesaj, ata mbikeqyrin dhe supervizojne hap pas hapi punen e terapisteve tane permes vizitave te vazhdueshme dhe takimeve virtuale javore. Se fundi, ata ofrojne rregullisht trajnime per grupe dhe nevoja te ndryshme.
Ajo çka e ben qendren tone te veçante jane edhe fasilitetet dhe ambientet e qendres sone, te cilat jane nga me bashkekohoret, te rehatshme dhe te pajisura me gjithçka te nevojshme per sigurimin e nje sherbimi efikas. Po ashtu, dhoma e terapise per femije eshte e pajisur me gjithçka qe duhet per trajtimin e femijeve te çdo moshe dhe niveli zhvillimi.

Çfare i pengon shqiptaret te shkojne tek psikologu?  

Fatkeqesisht, ne shoqerine tone ekziston bindja se kushdo qe shkon tek psikologu, eshte ‘i çmendur’. Stigma e krijuar per personat qe shkojne tek psikologu, eshte e rende. Ka nje mohim te nevojes per ndihme te specializuar. Por duhet theksuar se pavaresisht nga kjo, tashme po ndodh me te vertete nje ndryshim i ngadalte ne ndergjegjesimin e popullsise dhe kjo eshte shpresedhenese.
Nje arsye tjeter per ngurrimin qe kane shqiptaret, ka te beje me çeshtjen e konfidencialitetit. Krahas ekspertizes, terapistet tane i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Pse mund te shkosh per terapi kur nuk ke probleme mendore?  

Sepse permes terapise mund te trajtohen shume tema pertej semundjeve mendore. Eshte normale qe njerezit te perjetojne dhimbje dhe lendime. Ne mund t’i ndihmojme ata me shume lloje problemesh qe hasin ne jete, si beteja ose strese emocionale dhe sociale qe mund te lindin nga martesa, prinderimi, femijet, familja, puna ose shoqeria me e gjere.

Shqiptaret jetojne ne komunitet dhe kane nje jete sociale te pasur. Atehere pse eshte e nevojshme te shkojne tek psikologu?

Sepse jetojme ne nje bote me probleme. Jetesa ne komunitet eshte e dobishme, por ka raste kur objektiviteti qe mund te jape nje profesionist, eshte edhe me i dobishem. Terapia eshte nje sherbim i nevojshem per individin ose komunitetin qe perballet me çeshtjet e jetes, – te cilat prekin secilin prej nesh, – duke nderhyre permes nje trajtimi profesional, çka jep rezultat ne permiresimin e cilesise se jetes. Keshtu perveç muhabeteve qe shqiptaret bejne ne kafene, ka situata te shumta ku personat duhet t’i drejtohen psikologut per nje ndihme me te specializuar.

A duhet te jesh ne Tirane per takim me terapistin?

Jo domosdoshmerisht! Ndonëse ka raste kur takimi ne mjediset tona mund te jete i nevojshem, sherbimet tona ofrohen edhe online.

Konfidencialiteti

Terapistet tane e kuptojne rendesine e konfidencialitetit dhe te privatesise, dhe i respektojne keto ne menyren me te rrepte.   Stafi dhe terapistet e Qendres se Terapise shfaqin respektin me te madh per konfidencialitetin e klientit ne nje marredhenie profesionale.  Ata i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Fillo tani !

Kontakt

    Thank you! Your message has been sent.
    Unable to send your message. Please fix errors then try again.