Ph.D. David Dixon

Davidi eshte Terapist dhe Supervizor i Licensuar i Shendetit Mendor Klinik (LCMHCS). Per me shume se 20 vjet, ai sherben gjithashtu si Pastor i Kujdesit dhe Keshillimit ne Kishen Baptiste Carmel ne Matthews te Karolines se Veriut, SHBA.   
David ka nje eksperience 25 vjeçare si terapist i licencuar i shendetit mendor. Nga viti 1997-2000 ai ka qene drejtori klinik i qendres Rapha Carolinas ne Rock Hill te Karolines se Jugut, SHBA, e cila ne ate kohe ishte qendra me e madhe e krishtere e sherbimeve psikiatrike spitalore ne Shtetet e Bashkuara.   
Davidi ka nje doktorate nga Qendra e Keshillimit dhe e Studimeve Familjare ne Universitetin Liberty. Davidi eshte anetar i Shoqates Amerikane te Keshilltareve te Krishtere dhe eshte trajnuar ne Menaxhimin e Stresit te Incidentit Kritik. Ai eshte i specializuar ne punen me te rriturit dhe adoleshentet per çeshtje te ndryshme te jetes, si ankthi, depresioni, pikellimi dhe humbja, konflikti i marredhenieve, varesia seksuale, prinderimi, problemet e marteses dhe familjare, si dhe nderthurja e besimit me shendetin mendor.   
Davidi eshte edhe asistent-profesor ne Universitetin Liberty, ku jep rregullisht mesime per Rawlings School of Divinity dhe programin Doctor of Education. Ne universitetin Liberty David sherben si ekspert ne fushen e kujdesit pastoral dhe marteses e keshillimit familjar, si dhe ne Ekipin Universitar te Disertacionit duke ndihmuar studentet e doktoratures ne procesin e disertacionit.   
Davidi eshte pjese e nje ekipi te keshilltareve klinike amerikane te shendetit mendor, te cilet themeluan Fondacionin Shtegu i Shpreses ne Tirane.  Ai ben mbikeqyrje javore klinike me keshilltaret e talentuar te “Shtegut te Shpreses”.   
David eshte i martuar prej 30 vjetesh me gruan e tij Jennifer. Ata kane dy vajza te rritura.

Skuadra jone

Shtegu i Shpreses eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte me nje grup psikologesh ne Karolinen e Veriut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Njihu me pjesen tjeter
te skuadres sone

Konfidencialiteti

Terapistet tane e kuptojne rendesine e konfidencialitetit dhe te privatesise, dhe i respektojne keto ne menyren me te rrepte.   Stafi dhe terapistet e Qendres se Terapise shfaqin respektin me te madh per konfidencialitetin e klientit ne nje marredhenie profesionale.  Ata i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Fillo tani !

Kontakt

    Thank you! Your message has been sent.
    Unable to send your message. Please fix errors then try again.