Nevila Toska

Nevila ka kryer studimet e nivelit Master ne Psikologji Klinike ne Fakultetin e Shkencave Sociale, Tirane. Ajo eshte e licensuar ne Brain Working Recursive Therapy (BWRT), nivelet 1 dhe 2, nga Instituti Terence Watts ne Londer.
Nevila ka nje pervoje disavjeçare ne trajtimin e çrregullimeve te ndryshme tek femijet dhe adoleshentet, si Çrregullimi i Spektrit te Autizmit (ASD), Sindroma Down, Çrregullimi Hiperaktiv i Deficit te Vemendjes (ADHD), ankthi, depresioni, abuzimi me substancat, si dhe çeshtje te tjera emocionale, sociale dhe te sjelljes. Ajo ka qene gjithashtu per nje kohe si staf akademik i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike ne Tirane. 
Si terapiste, Nevila ofron sherbime terapeutike nepermjet perdorimit te modaliteteve te ndryshme te pershtatshme per trajtimin e femijeve dhe te rriturve, si BWRT, ABA Therapy dhe Play Therapy. Disa nga trajnimet shtese qe ajo ka kryer, perfshijne depresionin pas lindjes tek grate, abuzimin me femijet, terapine e lojes jo-drejtuese per femije (Non-Directive Child-Centered Play Therapy – CCPT) dhe terapine me rere (Sandtray Therapy). 
Ne punen e saj me femijet, ajo perdor kryesisht terapine e lojes, terapine ABA dhe terapine me rere. Me te rriturit, ajo ve re se Brain Working Recursive Therapy – BWRT eshte shume efektive, pasi i mundeson çdo klienti te jete ne gjendje te pershtase ate qe nevojitet per te permiresuar shendetin mendor dhe emocional. Nevila eshte e perkushtuar ne punen e saj me klientet e te gjitha moshave per te ofruar nje marredhenie te sinqerte dhe te ngrohte qe ndihmon çdo klient te ndihet i kuptuar dhe i pranuar, dhe per te siguruar konfidencialitet te plote.   
Motoja e Neviles eshte: “Kudo dhe kurdo mund te japim dashuri”.

Skuadra jone

Shtegu i Shpreses eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte me nje grup psikologesh ne Karolinen e Veriut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Njihu me pjesen tjeter
te skuadres sone

Konfidencialiteti

Terapistet tane e kuptojne rendesine e konfidencialitetit dhe te privatesise, dhe i respektojne keto ne menyren me te rrepte.   Stafi dhe terapistet e Qendres se Terapise shfaqin respektin me te madh per konfidencialitetin e klientit ne nje marredhenie profesionale.  Ata i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Fillo tani !

Kontakt

    Thank you! Your message has been sent.
    Unable to send your message. Please fix errors then try again.