Ornela Hinaj

Ornela eshte Psikologe e licensuar nga Urdhri i Psikologut ne Shqiperi. Eshte diplomuar ne vitin 2007 si Psikologe Klinike ne nivel Masteri,  nga Universiteti i Shkencave Sociale, Tirane. Eshte e licensuar edhe si supervizore e praktikave klinike per praktikat profesionale. Kualifikimet dhe certifikimet e saj nder vite prekin sferen e çrregullimeve te ankthit, depresionit, traumes dhe post-traumes, abuzimit seksual, dhunes ne familje, zise se komplikuar dhe varesive nga substancat.   
Ornela ka punuar per me shume se 14 vjet me adoleshente dhe te rritur, ne seanca individuale, dhe ne grup, duke trajtuar çeshtje psikologjike te ndryshme te nje game te gjere problematikash dhe çrregullimesh.   
Ornela keshillon duke perdorur koncepte dhe teknika te veçanta te zgjedhura dhe te pershtatura per klientin sipas nevojave individuale dhe specifikave te problemit.  Zgjedhjen e  teknikave terapeutike e bazon ne nje game te gjere terapish dhe teknikash  bazuar ne fushen e kompetences dhe te ekspertizes. Perqasjet terapeutike jane te fushes Cognitive Behavioral Therapy (CBT), Mindfulness, Terapi Emocionale Motivacionale , fokus ne zgjidhjen e problemit, Dialectical Behavior Therapi (DBT) dhe ACT Therapy.   
Motoja e saj eshte: “Njerezit fillojne te sherohen kur e ndiejne se po i degjon dikush”. 

Skuadra jone

Shtegu i Shpreses eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte me nje grup psikologesh ne Karolinen e Veriut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Njihu me pjesen tjeter
te skuadres sone

Konfidencialiteti

Terapistet tane e kuptojne rendesine e konfidencialitetit dhe te privatesise, dhe i respektojne keto ne menyren me te rrepte.   Stafi dhe terapistet e Qendres se Terapise shfaqin respektin me te madh per konfidencialitetin e klientit ne nje marredhenie profesionale.  Ata i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Fillo tani !

Kontakt

    Thank you! Your message has been sent.
    Unable to send your message. Please fix errors then try again.