Pranvera Dhima

Pranvera Dhima është Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Shtegu i Shpresës”. Ajo ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor dhe Master në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega “Punë Sociale”, në Universitetin e Tiranës.

Me një përvojë pothuajse 20-vjeçare, Pranvera ka shërbyer në një sërë funksionesh, përfshirë themeluese e Qendrës “ACT - Trajnime Prindërimi & Këshillim” dhe trajnuese e këshilluese për prindër dhe profesionistë që punojnë me fëmijë, drejtor programi dhe konsulente në fondacionin “Krahët e Shqiponjës”, punonjëse sociale në sistemin e drejtësisë, dhe anëtare bordi dhe drejtuese e Departamentit të Trajnimeve pranë Qendrës Rinore “PO”.

Pranvera e konsideron familjen përparësi dhe jeton në Tiranë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Ajo e ka pasion fuqizimin dhe aftësimin e njerëzve për të arritur potencialin e tyre të plotë. Motoja e saj është: “Fuqizimi i brendshëm është ndihma më e madhe që mund t'i ofrosh dikujt”.

Skuadra jonë

Shtegu i Shpresës është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me një grup psikologësh në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njihu me pjesën tjetër
të skuadrës sonë