Sherbimet tona
Shtegu i Shpreses ofron sherbim cilesor dhe profesional per femije, adoleshente, te rritur, çifte, familje dhe grupe per keto tematika: Terapi permes lojes, depresioni, ankthi, fobite, hiperaktiviteti (ADHD), autizmi, refuzimi e bullizmi, varesi te ndryshme, abuzimi e dhuna, problematika te identitetit, sjellje kompulsive, çrregullime te te ngrenit, humbje dhe kalimi i zise, problematika te adoleshences, probleme te divorcit, prinderimi, keshillim paramartesor dhe martesor, etj.
Gjithashtu, ne ofrojme supervizim profesional per profesioniste, per punonjes organizatash ose perfitues te tyre.
Shtegu i Shpreses ofron edhe paketa te personalizuara per nevojat tuaja individuale apo ne grup perkthyer ne ore (seanca keshillimi), te cilat mund te perdoren ne momente te caktuara sipas nevojes. Gjithashtu, mund te ndihmoni ne menyre profesionale stafin tuaj (individualisht apo ne grup) me teknika apo aftesi te çeshtjeve te punes, si burn-out, etj.