Wendy Skenderi

Wendy Skenderi eshte Terapiste dhe Supervizore e Licensuar e Shendetit Mendor Klinik (LCMHCS) ne Karolinen e Veriut, SHBA, si dhe Supervizore e Regjistruar e Terapise se Lojes (RPT-S). Ajo eshte Drejtoreshe e Keshillimit ne Qendren e Keshillimit Carmel ne Karolinen e Veriut, ku mbikeqyr dhe menaxhon sherbimet klinike te mbi 15 terapisteve te licensuar. Wendy eshte certifikuar si Praktikuese e Nderhyrjes Relacionale te Bazuar ne Mirebesim (TBRI), si dhe ne Theraplay I dhe Trajnimin per Marredheniet Femije-Prinder (CPRT).   
Per 20 vjet, Wendy ka keshilluar femije, adoleshente dhe te rritur ne seanca individuale, çiftesh dhe familjare per nje sere çeshtjesh psikologjike, emocionale, relacionale, te sjelljes dhe shpirterore. Fushat e saj te ekspertizes perfshijne traumen e femijerise se hershme dhe çrregullimet e lidhjes, biresimin dhe kujdestarine, prinderimin, si dhe ankthin, depresionin, pikellimin dhe humbjen, traumen dhe abuzimin. Si supervizore e licensuar, ajo mbikeqyr terapistet qe kerkojne license per shendetin mendor klinik ne Karolinen e Veriut, studente te diplomuar per keshillim klinik, si dhe terapiste te licensuar qe punojne per certifikimin si terapiste loje me Shoqaten Kombetare per Terapine e Lojes te Shteteve te Bashkuara.   
Wendy ka gjithashtu pervoje te gjere nderkulturore si drejtuese trajnimesh nderkombetare. Wendy eshte pjese e nje ekipi te keshilltareve klinike amerikane te shendetit mendor, te cilet themeluan Fondacionin Shtegu i Shpreses ne Tirane. Ajo eshte e apasionuar per kete fondacion ne Shqiperi dhe ofron mbikeqyrje klinike, konsultime dhe mbikeqyrje per terapistet shume te afte dhe te kualifikuar te Qendres Shtegu i Shpreses.   
Wendy eshte e martuar me Arionin, bashkeshortin e saj shqiptar, prej pothuajse 30 vjetesh, i cili i ka ushqyer dashuri ne zemer per shqiptaret. Ata kane dy vajza te rritura.

Skuadra jone

Shtegu i Shpreses eshte fryt i nje bashkepunimi te ngushte me nje grup psikologesh ne Karolinen e Veriut te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Njihu me pjesen tjeter
te skuadres sone

Konfidencialiteti

Terapistet tane e kuptojne rendesine e konfidencialitetit dhe te privatesise, dhe i respektojne keto ne menyren me te rrepte.   Stafi dhe terapistet e Qendres se Terapise shfaqin respektin me te madh per konfidencialitetin e klientit ne nje marredhenie profesionale.  Ata i permbahen rreptesisht konfidencialitetit, duke siguruar besimin te klientet tane se privatesia e plote do te respektohet ne menyre absolute.

Fillo tani !

Kontakt

    Thank you! Your message has been sent.
    Unable to send your message. Please fix errors then try again.